Pyesni Online

I nderuar qytetar!
Për çdo informacion nga ana e specialistëve të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, ju lutemi plotësoni formularin e mëposhtëm.

Të dhënat tuaja do të mbeten konfidenciale.


 

PYETJE:

Unë që po ju shkruaj jam U…,  e punësuar në një subjekt privat që nga viti  2015 deri më sot. Aktualisht jam shtatëzanë në muajin e pestë dhe për arësye familjare do të largohem për të lindur jashtë shtetit.

Ju lutem a mund të më sqaroni nëse e përfitoj lejen e lindjes dhe çfarë procedure duhet të ndjek për ta përfituar atë?

PËRGJIGJE:

Përshendetje znj. U…,

Për sa na shkruani  ju informoj se:

Mbështetur në  pikën 1dhe 2, të nenit 27, të Ligjit nr.7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërise”, të ndryshuar:

  1. E ardhura për barrëlindje i paguhet gruas së siguruar për barrën dhe lindjen e fëmijës, kur ajo ka 12 muaj periudhë sigurimi, për çdo rast përfitimi.
  2. Periudha e përfitimit do të jetë 365 ditë kalendarike, duke përfshirë një minimum prej 35 ditësh para dhe 63 ditësh, pas lindjes së fëmijës.

Përpara se të largoheni, ju duhet që:

  1. Të njoftoni tek konsultorja e gruas (ku jeni e ndjekur gjatë shtatëzanisë) që lindjen do ta kryeni jashtë shtetit.

Pas lindjes:

  1. Me certifikatën e lindjes /ose aktin e lindjes (të përkthyer e të noterizuar) do të regjistroni fëmijën në gjendjen civile, e cila do t’iu pajisë me certifikatë fëmije për shperblim dhe certifikatë dokument (të cilën do ta dorëzoni te Konsultori);
  2. Konsultori, në bazë të certifikatës dokument dhe fotokopjes të dokumentit-aktit të lindjes jashtë, do t’iu trajtojë me raport 35 ditor (para lindje), 63 ditor (lehoni) dhe kujdes fëmije.

Dokumentat që duhet të dorëzoni për të përfituar lejen e lindjes:

  1. Fotokopje e Kartës së identitetit;
  2. Certifikatë fëmije për shpërblim lindje;
  3. Raporte para lindje, lehoni e në vazhdim kujdes fëmije;
  4. Listëpagesë përfitimesh afatshkurtra, që e plotëson ekonomistja e subjektit.

Shënim: Nëse keni 30 ditë shkëputje nga puna në momentin që ju lind e drejta e përfitimit, atëhere mund t’i dorëzoni dokumentat në DRSSH ku keni banimin.

*Email-i juaj nuk do të bëhet publik.

Pyetje dhe Përgjigje