Baza ligjore:
- Ligji nr. 8607, datë 27.04.2000 “Statusi i Dëshmorit të Atdheut”, i ndryshuar.
- Ligji nr. 9650, date 27.11.2006.
Lloji i përfitimit:
- Shpërblim mujor për familje.
Përfituesit:
- Ky shpërblim iu jepet familjarëve të Dëshmorit të Atdheut. Në rrethin e familjarëve bëjnë pjesë: bashkëshorti/bashkëshortja, fëmijët nën 18 vjeç ose deri në 25 vjeç, kur kryejnë studimet e larta, prindërit bashkëjetues dhe personat nën kujdestari, sipas çertifikatës së gjendjes familjare, në çastin e vdekjes së Dëshmorit të Atdheut.
Kushtet dhe masa e përfitimit:
- Në rrethin e familjarëve bëjnë pjesë: bashkëshorti/bashkëshortja, fëmijët nën 18 vjeç ose deri në 25 vjeç, kur kryejnë studimet e larta, prindërit bashkëjetues dhe personat në kujdestari, sipas çertifikatës së gjendjes familjare, në çastin e vdekjes së Dëshmorit të Atdheut;
- Masa e shpërblimit mujor për familjen e “Dëshmorit të Atdheut” është 7 000 lekë.
Dokumentacioni, bashkëngjitur kërkesës:
- Çertifikatë familjare në çastin e vdekjes së dëshmorit;
- Çertifikatë e vdekjes së dëshmorit;
- Fotokopje e letërnjoftimit elektronik ose çertifikatë personale e përfituesit;
- Çertifikatë familjare e kohëve të fundit (kur familjari ushtron të drejtën);
- Prokurë e posaçme për autorizimin e familjarit që do të tërheqë shpërblimin;
- Vërtetimin e vazhdimit të shkollës për jetimët, që kanë mbushur moshën ligjore për t’u punësuar;
- Çertifikatë e vdekjes së familjarit të mëparshëm, kur duhet zëvendësuar.