Ky ndryshim është bërë me Vendim të Këshillit Administrativ të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, me synimin për të lehtësuar shërbimin ndaj pensionistëve.

ISSH, në zbatim të reformës së deregulimit, ka ndërmarrë një sërë nismash për të përmirësuar shërbimin ndaj përfituesve dhe me përdorimin e sistemit informatik, gjithçka do të jetë më e thjeshtë dhe e aksesueshme për të gjithë qytetarët.

Si pasojë e përfundimit të procesit të ndërtimit të bazës së të dhënave elektronike dhe unike të pensioneve, informatizimin e sistemit të pagesave dhe të procesit të kontrollit të tyre, u bë e mundur lehtësimi i procedurave të transferimit të qendrës paguese të pensionit, pavarësisht nga vendbanimi sipas regjistrit të gjendjes civile.

Gjithashtu, në kuadër të këtyre ndryshimeve tashmë është lehtësuar edhe transferimi i dosjes së pensionit nga një Drejtori Rajonale e Sigurimeve Shoqërore në tjetrën. Sipas procedures, qytetari mund të dorëzojë kërkesën pranë Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore ku dëshiron të transferojë dosjen e tij, ndërkohë që kërkesën për pagesën e pensionit mund ta bëjë edhe pranë zyrës postare, ku ai do që të tërheqë pensionin.

Zbatimi i kësaj procedure të thjeshtuar të transferimit të qendrës së pagesës shkurton ndjeshëm kohën e transferimit si dhe vetëngarkon strukturat e ISSH-së për të kryer procedurat e transferimit dhe njoftimin e qytetarit.

Leave a Comment