Nga data 22 deri më 25 maj 2018, në ambjentet e Institutit të Sigurimeve Shoqërore u zhvilluan bisedimet e raundit të tretë për finalizimin e Marrëveshjes kuadër, Marrëveshjes Administrative dhe formularëve zbatues në fushën e mbrojtjes shoqërore, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane.

Nga zbatimi i kësaj marrëveshjeje do të mundësohet njohja dhe mbrojtja e kontributeve të paguara nga shtetasit që kanë qenë subjekt i legjislacioneve respektive në të dy vendet, duke bërë të mundur që kontributet e tyre të mos humbasin, por të merren në konsideratë në llogaritjen e vjetërsisë në punë për efekt të pensionit të pleqërisë, invaliditetit dhe atij familjar.

Leave a Comment