Menjëherë pas vënies në dijeni të pamjeve të xhiruara dhe të transmetuara në mediat online, që tregojnë qartë qëndrimin jashtë çdo norme të punonjësit J. Xh. ndaj një qytetareje, që priste t’i shërbehej, drejtori i sigurimeve shoqërore vendosi menjëherë shkëputjen e marrëdhënieve të punës.

J. Xh. ishte në marrëdhënie pune provizore, duke filluar nga 1 nëntor 2016, me detyrë operator, në Agjencinë Lokale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë.

Ndaj tij u mor masa e shkarkimit, ndërkohë që do të ndiqen dhe rrugët e mëtejshme administrative.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore falënderon mediat për bashkëpunimin, duke kontribuar që asnjë qytetar të mos ndihet i diskriminuar në shërbimin ndaj tyre nga punonjësit e sigurimeve shoqërore.