Nga data 07-11 Mars 2016, në ambjentet e Institutit të Sigurimeve Shoqërore u zhvillua raundi i negociatave ndërmjet delegacionit të Republikës së Shqipërisë dhe delegacionit të Hungarisë, për diskutimin dhe përcaktimin e formularëve që do të shërbejnë për zbatimin e Marrëveshjes për Mbrojtjen Shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Hungarisë, e ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë me Ligjin nr. 151/2015, datë 21.12.2015.

Nga zbatimi i kësaj marrëveshjeje do të mundësohet njohja dhe mbrojtja e kontributeve të sigurimeve shoqërore të derdhura nga qytetarët shqiptarë, të cilët jetojnë e punojnë në Republikën e Hungarisë dhe anasjelltas, në mënyrë që asnjë kontribut i tyre të mos humbasë, por të merret në konsideratë në llogaritjen e vjetërsisë në punë për efekt pensioni.