Vazhdojnë analizat 7-mujore të punës për mbledhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe masat që duhen marrë për realizimin e të ardhurave për mbylljen me sukses të vitit 2015. Takimi u organizua në DRSSH Lezhë, në datë 24 korrik 2015, me pjesëmarrjen e Drejtorive Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Shkodër, Lezhë, Durrës, Dibër, Kukës. Dhe në këtë analizë theksi u vu në arritjet e deritanishme dhe detyrat që dalin për të ardhmen.