Në datën 22 korrik 2015, në Vlorë u zhvillua analiza 7-mujore e punës për mbledhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore, me Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Fier, Gjirokastër, Berat, Vlorë.

Në këtë analizë u vu theksi në arritjet e deritanishme dhe detyrat që dalin për të ardhmen për realizimin e objektivave të ISSH-së në një prej drejtimeve kryesore të punës së këtij institucioni, dhe konkretisht në atë të kontributeve.