Kryeministri Edi Rama i ka nisur sot një letër të hapur të gjithë pensionistëve, me anë të së cilës i premton atyre që duke filluar nga 1 janari i këtij viti e në vazhdim për ta nis një etapë e re.

Në qendër të kësaj letre janë përfitimet nga reforma e re e pensioneve, si dhe apeli që cdo pensionist duhet t’i bëjë pasardhësve për të kontribuar në skemën e sigurimeve shoqërore, në mënyrë që jo vetëm të shpëtojnë nga puna e zezë, por edhe të sigurojnë të ardhmen e tyre.