Nga datat 1 deri në 4 dhjetor 2014, në ambientet e Institutit të Sigurimeve Shoqërore u zhvillua raundi i tretë i negociatave midis delegacionit të Shqipërisë dhe Kanadasë, për marrëveshjen në fushën e mbrojtjes shoqërore.

Në këtë raund negociatash u diskutua dhe finalizua draftmarrëveshja administrative dhe formularët e komunikimit midis dy vendeve.

Marrëveshja do të hyjë në fuqi pas nënshkrimit dhe miratimit nga Parlamentet e të dy vendeve.