Bazuar në marrëveshjet ndërmjet ISSH-së dhe bankave të nivelit të dytë, personat që kërkojnë të tërheqin përfitimin e tyre pranë këtyre bankave, duhet të nënshkruajnë dy herë në vit, çdo muaj mars dhe shtator “Deklaratën për konfirmimin e kreditimit të llogarisë dhe rregullshmërinë e pagesave në bankat e nivelit të dytë”.

Meqenëse numri i pensionistëve që kërkojnë shërbimin e pagesës së pensioneve nëpërmjet bankave vjen duke u shtuar dhe për më tepër konstatohet në vazhdim rritje e fluksit të këtyre kërkesave, Instituti i Sigurimeve Shoqërore, në funksion të lehtësimit të procedurave ndaj qytetarëve,në bashkëpunim me portalin E-Albania, ka përcaktuar që një herë në vit deklarata mund të plotësohet dhe postohet nëpërmjet portalit E-Albania, që do të thotë që përfituesi mund ta plotësojë e prezantojë deklaratën konfirmuese, në një 6 mujor pranë sportelit të bankës (personalisht ose nëpërmjet personit të autorizuar prej tij) dhe 6 mujorin tjetër mund të bëhet nëpëmjet portalit E-albania.