Të nderuar zonja dhe zotërinj!

Misioni i Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH) është administrimi i sigurimeve shoqërore në përgjithësi dhe i politikave të pensioneve në veçanti, akordimi i përfitimeve për pension, paaftësi të përkohëshme në punë, barrëlindje, aksidente në punë dhe sëmundje profesionale e përfitime suplementare në momentin e lindjes të së drejtës dhe nevojës për to, vendosja në qendër të veprimtarisë së këtij institucioni e personave të siguruar dhe përmirësimi i shërbimit ndaj tyre, përmirësimi i vazhdueshëm efiçiencës në menaxhimin e fondeve të sigurimeve shoqërore, i fondeve përkohësisht të lira dhe fondit rezervë. Realizimi i këtij misioni bëhet i mundur nga mbulimi i popullsisë me elemente të sigurimeve shoqërore në çdo vend dhe kohë kur lind kjo e drejtë, duke sjellë si rrjedhojë rritjen e numrit të kontribuesve dhe grumbullimin e të ardhurave nga kontributet e fermerëve dhe të siguruarit vullnetarë.

Për Institutin e Sigurimeve Shoqërore është shumë e rëndësishmë që qytetarët të gjejnë një ambient miqësor dhe shërbim në kohën e duhur, prandaj çdo ditë specialistët tanë përpiqen që të bëjnë maksimumin për përmirësimin e performacës.

Qytetarët duhet të drejtohen në sportelet e ISSH për çdo informacion apo paqartësi që mund të kenë lidhur me kontributet e sigurimeve shoqërore apo përfitimet që rrjedhin prej tyre. Specialistët janë gjithmonë të gatshëm t’iu sqarojnë dhe t’iu orientojnë për çdo kërkesë.

ISSH i fton të kontaktojnë nëpërmjet faqes zyrtare të internetit www.issh.gov.al, apo rrjeteve sociale si Facebook po me adresën Instituti i Sigurimeve Shoqërore apo edhe asaj të Drejtorit të Përgjithshëm të ISSH-së, z. Astrit Hado.

Për të qenë sa më pranë qytetarëve ISSH-ja do të informojë vazhdimisht për përfitimet që vijnë nga pagesa e sigurimeve shoqërore, por duke këshilluar të interesuarit që të kërkojnë informacion nga punëdhënësit lidhur me masën e kontributit të derdhur për ta. Nëse ky informacion nuk ju jepet ose ju jepet i pjesshëm atëherë ju mund ta merrni atë on line nëpërmjet portalit https://e-albania.al dhe www.issh.gov.al.

Një apel të fundit për të gjithë qytetarët:

Kërkoni që kontributet e sigurimeve shoqërore t’iu paguhen mbi pagën reale me të cilën paguheni!

Nëse ua ofrojnë, mos pranoni zarfe page në dorë nga punëdhënësit tuaj!

Kjo jo vetëm është shkelje që dënohet nga ligjet shqiptare, por ndikon direkt në uljen e përfitimeve që vijnë nga pagesa e kontributeve të sigurimeve Shoqërore.

Jeta ka të papritura duhet të mendoni që mund të lindë nevoja e marrjes së raportit të paaftësisë në punë. Sa më të larta të jenë kontributet dhe sa më shumë vite sigurimi të keni aq më të larta do të jenë përfitimet.

Mosha ecën shpejt dhe data e pensionit afron pa u kuptuar. Plotësoni periudhat boshe nga mospagimi i kontributeve të sigurimeve shoqërore. Sa më shumë vite pune dhe sa më shumë paga të larta të deklaruara në sistem, aq më i lartë do të jetë pensioni i pleqërisë dhe si pasojë edhe cilësia e jetës do të jetë më e mirë.

Shërbimet që ofron ISSH

Pension pleqërie

Pension invaliditeti

Pension familjar

Pensioni social

Përfitim për barrëlindje

Përfitim për paaftësi të përkohshme në punë

Përfitim në rast aksidenti në punë dhe sëmundje profesionale

Sigurim vullnetar

Sigurim shtetëror suplementar

Sigurim suplementar për ushtarakët

Sigurim për të vetpunësuarit në bujqësi

Pagesa për lindje/vdekje

Për të qenë më të qartë, sot po publikojmë dy raste përfitimi nga leja e lindjes me pagë minimale dhe maksimale për të kuptuar sesa e rëndësishme është që të paguani kontributet e sigurimeve shoqërore.

Shembull 1 – pagë minimale

Inës, i ka lindur e drejta e  përfitimit të lejes së lindjes më datë 1 maj 2019. Ina, paguhet me pagë minimale.

Baza ligjore: Ligji nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në RSH”, të ndryshuar, neni 27, pika 2 “Periudha e përfitimit do të jetë 365 ditë kalendarike, duke përfshirë një minimum prej 35 ditësh para dhe 63 ditësh pas lindjes së fëmijës.  Dhe pika 3: E ardhura për barrëlindje për gruan e siguruar është:

  1. 80 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të dymbëdhjetë muajve të fundit nga data e lindjes të së drejtës për pagesë për periudhën e paralindjes dhe për 150 ditë kalendarike pas lindjes;
  2. 50 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të dymbëdhjetë muajve të fundit nga data e lindjes së të drejtës për pagesë për periudhën tjetër në

Llogaritja e bazës së vlerësuar mbi të ardhurat bëhet:

Nr. Periudha Paga bruto 11.2% sigurime shoqërore        (PG.-30000)         x 13% tatime Neto
1. Janar 2019 26000 2912 0 23,088
2. Shkurt 2019 26000 2912 0 23,088
3. Mars 2019 26000 2912 0 23,088
4. Prill 2019 26000 2912 0 23,088
5. Maj 2018 24000 2688 0 21,312
6. Qershor 2018 24000 2688 0 21,312
7. Korrik 2018 24000 2688 0 21,312
8. Gusht 2018 24000 2688 0 21,312
9. Shtator 2018 24000 2688 0 21,312
10. Tetor 2018 24000 2688 0 21,312
11. Nëntor 2018 24000 2688 0 21,312
12. Dhjetor 2018 24000 2688 0 21,312
Shuma 262,848
Baza e vlerësuar ditore 842,4615385

Totali i pagës neto  =  262,848 lekë /312 ditë  =  842 lekë (baza e vlerësuar ditore).

Duhet patur parasysh që subjektet private llogaritjen e bëjnë për 26 ditë pune në muaj, pra dhe pagesa e përfitimit bëhet për 26 ditë.

Periudha: 1 maj 2019 – 31 dhjetor 2019 (trajtohet me raporte paralindje, lehoni, kujdes fëmije).

Do të ndërpresë lejen e lindjes pas 7 muajve.

Do të fillojë punë më 1 janar 2020.

– 160 ditë të pagueshme (01.05.2019 – 04.11.2019) X 842 lekë /dita X 80% = 107,776 lekë.

– 49 ditë të pagueshme (04.11.2019 – 31.12.2019) X 842 lekë/dita X 50%= 20,629 lekë

– Fëmija ka lindur më 04 qershor 2019, dhe sipas certifikatës shpërblim lindje, paguhet në vlerën 13,000 lekë.

TOTALI  – 128,405 lekë (të ardhura nga leja e lindjes)

Shembull 2 – pagë maksimale

Ledionës i ka lindur e drejta e përfitimit të lejes së lindjes më datë 2 prill 2019 dhe do të trajtohet me raporte leje lindjeje nga kjo datë deri më 31 mars 2020. Lediona paguhet me pagë makismale.

Baza ligjore: Ligji nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në RSH”, të ndryshuar, neni 27, pika 2 “Periudha e përfitimit do të jetë 365 ditë kalendarike, duke përfshirë një minimum prej 35 ditësh para dhe 63 ditësh pas lindjes së fëmijës.  Dhe pika 3: E ardhura për barrëlindje për gruan e siguruar është:

  1. 80 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të dymbëdhjetë muajve të fundit nga data e lindjes të së drejtës për pagesë për periudhën e paralindjes dhe për 150 ditë kalendarike pas lindjes;
  2. 50 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të dymbëdhjetë muajve të fundit nga data e lindjes së të drejtës për pagesë për periudhën tjetër në

Llogaritja e bazës së vlerësuar mbi të ardhurat bëhet:

Nr. Periudha Paga bruto 11.2% sigurime shoqërore        (PG.-30000)         x 13% tatime Neto
1. Janar 2019 141,670 15867.04 0 23,088
2. Shkurt 2019 141,670 15867.04 0 23,088
3. Mars 2019 141,670 15867.04 0 23,088
4. Prill 2019 105,850 11855.2 0 23,088
5. Maj 2018 105,850 11855.2 0 21,312
6. Qershor 2018 105,850 11855.2 0 21,312
7. Korrik 2018 105,850 11855.2 0 21,312
8. Gusht 2018 105,850 11855.2 0 21,312
9. Shtator 2018 105,850 11855.2 0 21,312
10. Tetor 2018 105,850 11855.2 0 21,312
11. Nëntor 2018 105,850 11855.2 0 21,312
12. Dhjetor 2018 105,850 11855.2 0 21,312
Shuma 1,022,183
Baza e vlerësuar ditore 3871.91

Kolona 5% është kontributi suplementar i detyrueshëm.

Totali i pagës neto  =  1,022,183 lekë /264 ditë  =  3,872 lekë (baza e vlerësuar ditore)

Duhet patur parasysh që subjektet buxhetore dhe jobuxhetore llogaritjen e bëjnë për 22 ditë pune në muaj, pra dhe pagesa e përfitimit bëhet për 22 ditë.

Periudha:02 prill  2019 – 31 mars 2020  trajtohet me raporte paralindje, lehoni, kujdes fëmije).

– 133 ditë të pagueshme (02.04.2019 – 06.10.2019) X 3,872 lekë /dita X 80% = 411,980 lekë.

– 126 ditë të pagueshme (06.10.2019 – 31.03.2020) X 3,872  lekë/dita  X 50%= 243,936 lekë.

– Fëmija ka lindur më 06 maj 2019, dhe sipas certifikatës shpërblim lindje, paguhet  në vlerën 13,000 lekë.

TOTALI  – 668,916 lekë (të ardhura nga leja e lindjes)

Shembull 3 – raport paaftësie në punë, si pasojë e sëmundjes së përgjithshme

Znj. U. A. profesore pranë UT, ka filluar punë në vitin 2015. Për periudhën 01.01.2019 – 28.02.2019 ka qenë pa të drejtë page. E drejta e paaftësisë së përkohëshme i ka lindur më datë 02.05.2019. Nga data 02.05.2019 deri më 16.05.2019 është trajtuar me raport paaftësie, që paguhet nga punëdhënësi. Duke filluar nga data 16.05.2019 deri më 30.06.2019 është trajtuar me raport paaftësie, që paguhet nga sigurimet shoqerore.

Mbështetur në nenin 23, të Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993, të ndryshuar, “Periudha e përfitimit të paaftësisë të përkohëshme fillon në ditën e 15 të raportit mjekësor dhe do të zgjasë jo më shumë se 6 muaj nga data e fillimit të pagesës”. Në pikën 2, të nenit 59, të Ligjit nr. 104, datë 31..07.2014, baza e vlerësuar neto për llogaritjen e pagesave për sëmundje e barrëlindje dhe për të ardhura të tjera afatshkurtra do të jenë pagat mbi të cilat janë paguar kontributet, pasi zbritet tatimi mbi të ardhurat personale, norma e kontributit të sigurimeve shoqërore, shëndetësore dhe suplementare, që mbahet nga paga e punonjësit, sipas dispozitave në fuqi për periudhën përkatëse.

Mbështetur në VKM nr. 809, datë 26.12.2018, paga bazë minimale mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve suplementare të detyrueshme, do të jetë 26,000 lekë.

Sipas VKM-së nr. 77, datë 28.01.2015, të ndryshuar, baza e vlerësuar mujore, për efekt të llogaritjes së të ardhurave për sëmundje, nga dita e 15 e raportit mjekësor e në vazhdim, për kompensim sëmundje dhe për llogaritjen e të ardhurave për paaftësi të përkohshme në punë, nga aksidentet ose sëmundjet profesionale, për rastet kur e drejta e përfitimit ka lindur, por përfituesi nuk ka pagë për disa muaj, gjatë 6 muajve të fundit, nga data e lindjes së të drejtës për pagesë, llogaritet duke bashkuar shumën e pagave faktike, për muajt që është derdhur kontribut për sigurimet shoqërore, me shumën e pagave minimale, të përcaktuara për efekt të derdhjes së kontributit të sigurimit shoqëror, për muajt pa kontribut, pjesëtuar me 6.

Llogaritja e bazës së vlerësuar mbi të ardhurat bëhet:

Nr. Periudha Paga bruto 11.2% sigurime shoqërore        (PG.-30000)         x 13% tatime 5% Neto
1. Nëntor 2018 105,850 11855.2 9860.5 5292.5 23,088
2. Dhjetor 2018 105,850 11855.2 9860.5 5292.5 23,088
3. Janar 2019 26000 2912 0 0 23,088
4. Shkurt 2019 26000 2912 0 0 23,088
5. Mars 2019 1414670  15867.04 14517.1 7083.5 21,312
6. Prill 2019 1414670  15867.04 14517.1 7083.5 21,312
Shuma 412,264
Baza e vlerësuar ditore 3,123

Kolona 5% është kontributi suplementar i detyrueshëm.

Totali i pagës neto = 412,264 lekë /22 ditë / 6 muaj = 3,123 lekë (baza e vlerësuar ditore).

Duhet patur parasysh që subjektet buxhetore dhe jobuxhetore llogaritjen e bëjnë për 22 ditë pune në muaj, pra dhe pagesa e përfitimit bëhet për 22 ditë.

Periudha: 16 maj – 30 qershor 2019 trajtohet me raport paaftësie për sëmundje të përgjithshme.

Mbështetur në nenin 22, të Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993, të ndryshuar, “Të ardhurat për sëmundje janë 70 % e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të gjashtë muajve të fundit nga data e lindjes së të drejtës, kur i siguruari ka deri në 10 vjet sigurim dhe 80 % kur i siguruari ka mbi 10 vjet sigurim.

Më poshtë pagesa është llogaritur me të dyja mënyrat, sipas vjetërsisë në punë, meqënëse zonja nuk e ka përcaktuar se sa vite pune ka.

– 38 ditë të pagueshme (16.05.2019 – 30.06.2019) X 3,123 lekë /dita X 80% = 94,939 lekë.

– 38 ditë të pagueshme (16.05.2019 – 30.06.2019) X 3,123 lekë /dita X 70% = 83,072 lekë.