Intervistë e nëndrejtorit të Përgjithshëm i ISSH-së, Ali Emini, mbi procesin e krijimit të një database dhe përfitimin që do të kenë qytetarët, duke gjetur të gjitha periudhat e sigurimit për të përfituar pension pleqërie
Publikuar në Gazetën “Shekulli”, datë 02.04.2013

Çdo person që ka një numër identifikimi në ISSH dhe aksesin e futjes në faqen zyrtare të hedhjes së të dhënave të këtij institucioni, do të mund të gjejë të detajuar dokumentacionin e tij për vitet e punës. Instituti i Sigurimeve Shoqërore po përgatit arkivimin dhe hedhjen në një database të veçantë, të të dhënave për të gjithë ata që kanë histori pensioni që nga viti 1945 e deri më sot. Duke pasur parasysh ndërrimin e sistemeve në Shqipëri dhe shpeshherë shkatërrimin e dokumenteve në disa rrethe apo ish-ndërmarrje shtetërore, tanimë kushdo do të ketë mundësinë të njihet me të dhënat që janë dokumentuar. Por kushdo mund të ankimojë pranë ISSH atë pjesë të viteve që pretendojnë se u kanë humbur, duke bërë verifikimet e mundshme. Nëndrejtori i ISSH, Ali Emini, spjegon përfitimet e pensionistëve nga krijimi i një database.

Kur ka nisur procesi për hedhjen e të dhënave online për pensionin e pleqërisë?
Modernizimi i sistemit të sigurimeve shoqërore, në të gjithë elementet, ka qënë një ndër objektivat e programit të qeverisë. Me kontributin edhe të Bankës Botërore dhe në bazë te studimeve të ecurisë të sistemit të sigurimeve shoqërore, që janë bërë nga Këshilli i Ministrave gjatë në viteve 2006 -2007, është përcaktuar nevoja e përgatitjes së një reforme të përgjithshme në sistemin e sigurimeve shoqërore. Vëmendja u fokusua në dy drejtime:

E para, të ketë një reformë që të plotësojë sistemin e përgjithshëm të Sigurimeve Shoqërore në Shqipëri me të gjithë skemat (pra një sistem shumëkolonësh) të përcaktohen saktë dhe në mënyrë të harmonizuar disa nga parametrat e sistemit të pensioneve publike si; masa e përfitimit, norma e kontributit, shkalla e zëvendësimit, etj dhe

Së dyti të arrihet të realizohet modernizimi i sistemit pra një reformizëm dhe përsosje të administrimit të tij. Kjo reformë përfshin një organizim me efikas dhe te fokusuar të ISSH, krijimin e një rrjeti te informatizuar qendrash sherbimi që të mbulojë gjithë vendin, informatizimin e te dhenave dhe krijimin e regjistrave qendrore te informatizuar, informatizimin e të gjithë procesit të punës pra, një modernizim tërësor të sistemit të sigurimeve shoqërore. Reforma thelbësore e sistemit të sigurimeve shoqërore dhe synimi per krijimin e nje sistemi shumeshtyllesh nuk arriti që të plotesohej sepse kjo reformë kërkon një pjesëmarrje të gjerë të të gjithë aktorëve; të shoqërisë civile, të aktorëve të politikës etj. Sistemi i sigurimeve shoqërore shpenzon buxhete mjaft te fuqishme dhe ndërhyrjet në të, kanë efekte financiare që janë shuma afatgjata, pra që ë kalojnë mandatet qeverisëse. Edhe analizat dhe parashikimet për zhvillimin e sistemeve zakonisht perfshijne nje hark kohor prej rreth 60 vjet kohë dhe per kete arsye nga Qeveria u percaktua se hartimi i një reforme që prek organizimin dhe parametrat e sistemit kërkonte një pjesëmarrje dhe konsensus të gjërë.

Por, ndërsa nuk u arrit në plotësimin e objektivit të parë, në harkun kohor 2007- 2012 u ndërmorën një sërë masash që kanë qënë te fokusuara dhe i kanë shërbyer një reforme të përgjithshme si: reduktimi i normës së kontributit nga 38.5 në 24.5%, me qëllim uljen e kostos së punës, formalizimin e tregut të punës, uljen e evazionit dhe rritjen e numrit të personave që trajtohen nga skemat e sigurimeve shoqërore, rritja me ritme të shpejta e masës së përfitimeve në fshat, në funksion të barazimit të pensionit fshat-qytet, vendosja e një kompensimi shtetëror për pensionistët me pension minimal, për rritjen e standartit minimal të të ardhurave dhe kompensimin e efekteve të rritjes së çmimeve dhe përmirësimin e raportit pagë- pension, mbeshtetjen financiare te ISSH per kryerjen e nje reforme administrative, permiresimit te performances se sherbimeve, rritjen e forces se kontrollit ne lufte kunder informalitetit ne fushen e perfitimeve dhe sidomos te informatisimit te proceseve te punes dhe te dhenave te sistemit te Sigurimeve Shoqerore.

Si keni proceduar për realizimin e hedhjes së të dhënave?
Ky proces përfshin katër komponentë . Komponenti i parë është informatizimi I procedurave te caktimit dhe krijimi i database për pensionet. Komponenti i dytë është krijimi i database për kontributet si per për atë pjesë të kontributeve që administrohen në lidhje online me tatimet ashtu edhe per kontributet e fermereve dhe Sigurimet vullnetare. Komponenti i tretë është krijimi i database për vjetërsi në punë pra, se pari grumbullimi i gjithë dokumentacionit arkivor që nga viti 1945 e më pas ne nje arkive modern te perqenduar dhe krijimi i një sistemi të informatizuar të te dhenave te dokumentacionit te arkivuar. Së fundmi, gjithë këto sisteme do të mbështeten nga një sistem i informatizuar I administrimit financiar te te ardhurave, shpenzimeve, pagesave kontrollit te pagesave etj. Tashme eshte ndërtuar një arkiv të përgjithshme për të gjithë dokumentacionin në Lundër Tirane. Ky dokumentacion, aktualisht është ne Drejtorite Rajonale dhe ne arkivat vendore. Tani jemi në fazën ku arkivi po plotësohet me të gjithë pajisjet dhe do të grumbullohet dokumentacioni që do të vijë nga gjithë rrethet e vendit.

Cilat rrethe të vendit kanë përfunduar procesin e dorëzimit të të dhënave pranë ISSH?

Proceset e perqendrimit te dokumentacionit ne qender fillimisht kanë filluar perqendrimin e te gjithe dokumentacionit te ish kooperativave bujqesore I cili tashme eshte grumbulluar, I certifikuar dhe i dixhitalizuar. Po vazhdohet me grumbullimin dhe dixhitalizimin e regjistrave te vjetersise ne pune ne ish ndermarjet shteterore. Gradualisht dhe ne vijim puna do te vazhdoje paralelishte duke grumbulluar dokumentacionin ne arkivin e pergjithshem, kalimin ne process certifikimi, skanimi dhe dixhitalizimi.
Krahas këtij procesi vemendja eshte perqenruar ne informatizimin e te dhenave te dosjeve te pensioneve dhe krijimin e zbatimin e programit për pagesat onlinë. Jemi në përfundim të ketij procesit, ku janë hedhur të dhënat për pjesën më të madhe të rajoneve të vendit, si në Vlorë, Shkodër, Lezhë, Berat, Fier, Kukës, Korçë, Elbasan dhe në Tiranë. Jane hedhur ne sistemin e pagesave online te gjitha perfitimet qe paguhen ne qytete. Ndërkohë, që po punohet me ritme të shpejta që të përfundojë dhe krijimi bazës së të dhënave dhe informatizimi i sistemit për të gjitha pagesat e pensionit në fshat.
Tashmë kemi folur për dokumentimin e të dhënave për qytetin, po për fshatin si do të procedohet?
Faza e dytë është hedhja dhe dixhitalizimi i të gjitha të dhënave për kontributet e paguara nga viti 1994 dhe deri më sot. Siç e cilesova edhe me lart, kjo punë është përfunduar për fermerët: si per per kontributet e paguara nga viti 1994 deri në 2012 edhe për të gjithë regjistrat e ish kooperativave bujqësore. Tashme jemi ne fszen kur po meren ne dorezim, certifikohen dhe po bëhet hedhja e të gjithë regjistrave të ish-ndërmarrjeve shtetërore. Lidhur me kontributet është krijuar edhe programimi për informacionin e pagesave, nga punëdhënësi te tatimet dhe më pas te sigurimet. Kjo është ajo pjesë e sistemit dhe informatizimit të vjetërsisë.
Çfarë përfitimesh kanë qytetarët nga grumbullimi i këtyre të dhënave për çdo person?
Ne kemi sot një pjesë të mirë të pagesave qe kryhen dhe kontrollit online, sepse ka një lidhje të plotë midis ISSH dhe Postës Shqiptare. Përveç kësaj të mire, ajo që duhet të vlerësohet është rritja e transparencës dhe rritje e shpejtësisë së shërbimit për qytetarët. Qytetarët kanë mundësi të kenë të te evodentuar dokumentat e dosjes se pensionit, rritjet e pensionit, llogaritjen e fillestare të pensionit, etj. Kur merr pensionin në postë apo në bankë pensionisti merr me vete edhe një mandat-pagesë që ka të gjithë elementët e perfitimit, që përfshihen në pagesë dhe është shumë i qartë për çdo pagesë që ka marrë dhe afatet apo mënyrën se si i është llogaritur pensioni.
A mund t’i shohë kushdo të hedhurat online për veten e tij?
Padiskutim që eshte parashikuar, programuar dhe sistemi do të ketë edhe pjesën e komunikimit me publikun. Të gjitha programet do të jenë në një sistem webaplication, që çdo njeri të shohë se çfarë vjetërsie pune ka, kontributet e derdhura, datën kur del në pension dhe se si i është bërë përllogaritja e pensionit. Funksionimi I ketyre nderfaqeve, hedhja e të dhënave te vjetërsisë e punës dhe çfaqja e tyre, lidhet me faktin se sa të shpejtë do të jemi dhe sa fonde e mundesi financiare do të kemi për dixhitalizimin dhe informatizimin e të dhënave arkivore. Ne kemi mbledhur të dhënat deri më tani dhe parallel e ne vzhdim po bëhet dixhitalizimi I tyre.
ISSH verifikon 67 raste abuzimesh me pensionet
Aplikimi i sistemit informatik hedhja e te dhenave në bazat informatike te krijuara, certifikimi I dokumentacionit arkivor etj kane krijuar nje baze te rendesishme te te dhenash per zbulimin e informalitetit ne fushem e pensioneve, evidentimin e fallcifikimeve dhe natyrisht per marrjen e masave per kthimin e demeve. Nepermjet krijimit te bazes se te dhenave te pensioneve te nderfaqesuar me regjistrin e gjendjeve civile Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka zbuluar 67 raste abuzimesh me pages ate dubluara ne rajone te ndryshme. Për të tilla raste, nëndrejtori i ISSH, Ali Emini, shprehet se janë marrë masat për hetimit e çdo rasti që pretendohet se është përfitim abuziv.
“Në 460 mijë pensione të hedhura janë konstatuar 67 raste te dublimeve te pagesave, për të cilat është bërë bllokimi i pensionit. Në shkallë vendi kemi 554 mijë pensionistë dhe 460 pensione janë hedhur në bazën e të dhënave. Ne kemi akoma për të hedhur edhe rreth 10 mijë pensione pleqërie dhe ne vijim i do të vazhdojmë të hedhim pensionet e invaliditetit dhe ato familjare. Tani në muajin mars po presim të hedhim rreth 35 mijë pensione në procesin e pagesave online dhe në fund të qershorit te ketij viti ky proces të përfundojë totalisht. Më pas do përqendrojmë forcat për dixhitalizimin e informacionit arkivor dhe dixhitalizimin e informacionit të listë-pagesave nga viti 1994 e deri më sot”, shprehet Ali Emini.

Leave a Comment