INAS-ISSH, një histori suksesi për çdo bashkëatdhetar!

(Nga fjala përshëndetëse e znj. Vjollca BRAHO, Drejtore e Përgjithshme eInstitutit të Sigurimeve Shoqërore,

në Konferencën e organizuar

nga PatronatoINAS CISL, më 8 nëntor 2012, në Tiranë, me temë ”Puna shqiptare në Itali,politika, përkujdesjet e përfaqësimi”).

I nderuar z. Ambasador!
Të nderuar drejtues të INAS!

Katër vite më parë, një marrëveshje mes INAS-CISL dhe ISSH-së, i dha jetë një bashkëudhëtimi në përpjekjen për të asistuar nga ana jonë çdo emigrant shqiptar lidhur me skemën e sigurimit shoqëror në Shqipëri dhe me të drejtat që iu lindin në skemën tonë. Falë këtij bashkëpunimi INAS mori përsipër që të asistojë falas në dhënien e informacionit për mbi 500 mijë emigrantë legalë që ndodhen sot në territorin italian përmes 820 zyrave të saj në të gjithë territorin e Italisë.

Falë këtij bashkëpunimi nisi të bëhej i mundur ofrimi falas i informacionit për tëgjithë emigrantët që jetojnë në Itali lidhur me legjislacionin shqiptar të SigurimeveShoqërore dhe të gjitha ndryshimet që i bëhen këtij legjislacioni në kohë reale. Shumë bashkëatdhetarëve iu krijua mundësia që të mbledhin informacion përhistorikun e tyre kontributiv që ata kanë realizuar në Shqipëri, direkt nga vendet ku jetojnë, pa qenë e nevojshme që ata të shpenzojnë kohën dhe pushimet e tyre nëShqipëri për të mbledhur këtë informacion Po kështu, iu krijua mundësia e marrjes së informacionit dhe futjes në skemë të gjithë atyre që e konsideruan si mundësi rindërtimin e periudhave të tyre kontributive në shtetin shqiptar me qëllim mbrojtjen sociale në rastet e pleqërisë, invaliditetit apo humbjes së jetës së kryefamiljarit.

Unë kam patur kënaqësinë të vijoj këtë bashkëpunim të shkëlqyer të nisur ngadrejtuesit e INAS dhe ISSH, duke patur rezultate konkrete në komunikimin me bashkëatdhetarët tanë, të cilët kanë marrë përgjigje për kërkesat që kanë dërguar përmes zyrave të INAS lidhur me historikun e tyre kontributiv apo për përfitimet.

I nderuar z. Ambasador
Të nderuar drejtues të INAS

Gjatë këtyre viteve, shqiptarët që punojnë e jetojnë në Itali, kanë mundur tëndryshojnë shumë jo vetëm në ekonominë e tyre, por edhe në atë kombëtare. Ata kanë treguar se dinë të kursejnë dhe të investojnë. E natyrisht, investimi përpleqërinë mbetet sfida e përhershme e kujtdo, ndaj dhe ajo nismë që nisi katër vitemë parë mbetet një urë drejt të nesërmes së sigurtë, kudo që duhet të vendosin qytetarët shqiptarë për të jetuar. Përmes këtij interesimi konkret, ne kemi mundur tëfitojmë të gjithë së bashku, pasi garantimi social i pleqërisë nuk është vetëm njësfidë personale, por një sfidë që prek gjithë shoqërinë.

Ndaj sot, ngritja e kësaj zyre në Tiranë, na bën të ndjehemi më afër dhe të shtojmë hapat e përbashkët. Unë dhe stafi që drejtojmë besojmë se ky bashkëpunim tëjetë edhe më i dobishëm për çdo bashkëyqtetar që kërkon të përfitojë nga sistemi aktual i sigurimeve shoqërore në Shqipëri, duke mos humbur asnjë kontribut tëpunës së tij në Shqipëri dhe duke e përfituar atje ku vendos të jetojë.
ISSH dhe INAS kanë shkruar gjatë këtij bashkëpunimi një histori suksesi përasistencën ndaj bashkëatdhetarëve, ndaj më lejoni t’ju shpreh edhe një herë mirënjohjen për të gjithë gadishmërinë tuaj në këtë bashkëpunim.

Faleminderit!

Leave a Comment